Nishani: Solidarizohem me grevistët, Enver Hoxha provokim
Tiranë - Presidenti i Republikës Bujar Nishani solidarizohet plotësisht me kauzën e ish-të përndjekurve politikë dhe thekson se sjellja e figurës së Enver Hoxhës është një provokim i rëndë ndaj gjithë shqiptarëve.Në këtë kuadër, ai sheh të nevojshëm, miratimin e Ligjit të Lustracionit dhe plotësimin e kërkesave legjitime për rehabilitimin e plotë shoqëror, shpirtëror dhe ekonomik të ish-të përndjekurve.Kështu ka bërë të ditur sot, Presidenca, pas takimit që kreu i shtetit pati me përfaqësuesit e grevës.Presidenti premtoi se do të angazhohej me të gjithë forcën që i jep Kushtetuta dhe ligjet për ta bërë prezent dhe për t’u dhënë rrugëzgjidhje kërkesave e shqetësimeve të grevistëve, në zbatim edhe të Rezolutës së vitit 2006 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku dënohen prerazi regjimi diktatorial dhe diktatori Hoxha.Sipas Nishanit, sjellja e figurës së diktatorit Hoxha në publik është një provokim i rëndë ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj rrugës euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj kujtesës historike dhe vuajtjeve së të përndjekurve politikë.Ai shtoi se pret gjithashtu që shoqëria civile të tregohet më e përgjegjshme dhe aktive në raport me historinë dhe të ardhmen e vendit, dhe se duhen bërë përpjekje akoma më të mëdha për memorizimin e rezistencës ndaj një prej regjimeve më brutale që ka njohur historia.Presidenti theksoi nevojën e miratimit të Ligjit të Lustracionit sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.ar.sh/Oranews.tv