Vrasja e kandidatit të PDK-së, Vetvendosja: Përgjegjësi para drejtësisë

Lëvizja Vetvendosje  kërkoi  nga organet e rendit  zbardhjen e vrasjes së kandidatit të PDK-së, Pista, dhe vendosjen e përgjegjësit para drejtësisë.“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vrasjen makabre të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra mbrëmë në prani të gruas dhe miqve të tij. Lëvizja Vetvendosje shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit, miqve, dashamirëve, bashkëpunëtorëve si dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë krim dhe përgjegjësin apo përgjegjësit e krimit t’i sjellin para drejtësisë”-tha në mesazhin e saj Lëvizja Vetvendosje.