VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Papa Francesku tha: Më 21 shtator jam në Tiranë

Tiranë -  Papa i Dytë do të shkelë trojet shqiptare më 21 shtator.Plot 21 vjet pasi i Shenjti: Gjon Palit II puthi tokën shqiptare, Papa Francesku vendos të ndjekë rrugën e tij. Shtegtimin e parë në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Francesku zgjedh pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, "është ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për deomokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore."Njoftimi historik e dha vete Papa, sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit ve Vatikan.""Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm.  Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t'i dëshmoj inkurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës", ka theksuar Ati i Shenjtë.(Ja kronika e "Ora News" për vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri)Kisha Katolike: Njoftim historikKëtë lajm e ka konfirmuar sot në Tiranë edhe Kisha Katolike në një konferencë për shtyp, ku Nunci Apostolik në Tiranë, citoi përgjigjen që Papa kishte dërguar.Krerët katolikë e konsideruan këtë si "njoftim historik, që e dha vetë Papa sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit; hap i parë i shtegtimit shqiptar të Françeskut, Papa i dytë që do të shkelë në trojet shqiptare, pas një Shenjti: Gjon Palit II, më 25 prill 1991."Gjithashtu, ata vunë në dukje se "ky është shtegtimi i parë i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për deomokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore."Përgjigja e plotë e Papa Franceskut:"Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm.Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t'i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës".ar.sh/Oranews.tvMesazhi i Papës:Papa FranceskuRama: Privilegj  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zgjedhur Muzeun Arkeologjik të Durrësit për ta cilësuar këtë vizite si një ogur te mirë në vigjilje të marrjes së vendimit për statusin kandidat në BE."Kjo vizitë është një privilegj i rrallë që i bëhet Shqipërisë", tha kryeminsitri Edi Rama, ndaj sipas tij, duhet të përgatitemi të gjithë që ta presim ashtu si duhet.Françesku është papa i dytë që viziton Shqipërinë, pas vizites se Papa Gjon Pali II, më 25 prill të vitit 1991. Gjithashtu kjo eshte vizita e parë e Papës Françesku në një vendeuropian e ballkanik, ndërmjet shumë ftesave ne drejtim te tij.(Gjatë fjalimit të Papës sot, të rinj shqiptarë tundin flamujt kombëtarë)te rinjte me flamuj gjate fjalimit te papes