Glori Hysi: Në Kosovë, zgjedhjet i fitoi opozita, ajo e garanton qeverisjen
Tiranë – “Zgjedhjet në Kosovë, pa asnjë dyshim që i ka fituar opozita dhe shanset më të larta deri tani për të qënë Kryeministër, i ka z.Ramush Haradinaj.” – Ky ishte gjykimi i këshilltarit të ish-Kryeministrit Berisha, z.Glori Hysi, sot në studion e emisionit “Ora Live”, i cili e analizoi me detaje situatën në Kosovë nga të gjtiha këndvështrimet.Ai tha se “nëse tri partitë opozitare, që kanë shumicën e votave, nëse do të arrijnë të bindin njërin ose dy blloqet e tjera të partive të minoritetit,e kanë shumicën për të qeverisur.”Gjithashtu, Hysi vërejti se në këtë moment, politika dhe mediat po fokusohen më shumë tek pazaret që mund të bëhen për të garantuar qeverisjen në Kosovë, ndërkohë që është me rëndësi të shihen programet dhe programi i z.Haradinaj ofron më shumë politika zhvillimore sesa çdo program tjetër, ajo që i duhet Kosovës.Hysi gjithashtu sqaroi edhe zgjedhjet në BE, të cilat tashmë përfunduar, por ku ka mbetur ende pa u zgjedhur, Presidenti i ardhshmëm. Cili është programi i njerit prej kandidatëve potencialë, Junker? Kjo shpjegohet gjatë intervistës nga analisti politik Glori Hysi.Më poshtë, intervista e plotë e z.Glori Hysi në “Ora News”. Z.Hysi, si njohës i mirë i gjeo-politikës në rajon e mbarë Europën, jemi këtu për zgjedhjet në Kosovë, ku ende nuk është çertifikuar rezultati, por është bërë një amulli: Hashim Thaçi thotë se jam unë fitues i zgjedhjeve ndërkohë që opozita është bërë pozitë. Si e gjykoni këtë?Në Kosovë përfunduan me sukses, zgjedhjet. Nga këto zgjedhje kemi një lajm të mirë, një lajm shumë të mirë dhe disa elemente që ngrenë disa shqetësime dhe problematika, që duhen adresuar me kohën. Cili është lajmi i mirë? Lajmi i mirë është që qytetarët e Kosovës, edhe politikanët, edhe Qeveria, edhe forcat e opozitës, treguan një maturitet të jashtëzakonshëm, zgjedhjet u zhvilluan në një klimë jashtëzakonisht të qetë, pa incidente dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare, ashtu siç u konfirmuan nga interlokutorët dhe partnerët ndërkombëtarë, si SHBA-ja, BE-ja por edhe vende anëtare të BE-së, që sa herë iu jepet mundësia – edhe sot kishte dalë ambasadori i Britanisë së Madhe- që rikonfirmojnë standartin e lartë të këtyre zgjedhjeve.Kjo dëshmon edhe njëherë se Kosova është me të vërtetë një vend europian, që i respekton standartet e komunitetit euroatlantik, një vend që me zhvillimin, që nga moment i pavarësisë, i ka treguar të gjithë skeptikëve që populli Kosovës, populli shqiptar i Kosovës, e meritonte pavarësinë, e meritonte sovranitetin, e meritonte të zhvillonte atë qytetari dhe atë shoqëri europiane që po zhvillon, e meritonte dhe e meriton të jetë pjesë e strukturave euratlantike.Po kush fitoi në Kosovë? Sepse tani të gjithë po thonë se fitoi populli. A ka një interpretim, se populli edhe bojkotoi...Para se të shkoj aty duhet të them edhe lajmin e keq. Lajmi i keq është se në Kosovë, edhe pas realizimit me sukses të këtyre zgjedhjeve, u vërejtën fenomenet e traditës lokaliste familjare të lidhura me personin në rezultatin e zgjedhjeve; u vërejt tradita e lidhjeve me liderin dhe jo me platformën apo vizionin. Kjo është shqetësuese. Nga ana tjetër, shqetësues është edhe fakti se partitë politike vijuan t’i bazojnë aleancat apo mosaleancat në konsiderata dhe kalkulime të tipit “nëse do të jemi bashkë, unë të jem kryeministri, pavarësisht se jam një parti e vogël”… Natyrisht, kjo logjikë do të thotë se ata nuk mund të qëndrojnë, pavarësisht se shumë shpejt ne mund të kemi një qeveri që do bazohet tek një Kryeministër…Por në Luksemburg kjo funksionoi…Por do të ishte shumë herë më legjitime që partitë e opozitës, që faktikisht i kanë fituar këto zgjedhje…Pra, zgjedhjet i ka fituar opozita?Padyshim! Nuk ka asnjë dyshim në atë, të kishin bërë një koalicion parazgjedhor dhe sot ato parti të dilnin sëbashku me programin e tyre.Pse, nuk mund të ketë një koalicion paszgjedhor?Absolutisht, ligjërisht, është legjitim. Ne kur flasim, flasim në aspektin politik. Nga pikëpamja ligjore, partia e Kryeministrit Thaçi siguroi më shumë vota në nivel partie sëbashku me koalicionin e vogël që ajo kishte bërë dhe natyrshëm dëgjohen zëra e përqasje që partia e Hashim Thaçit duhet të krijojë koalicion me disa parti të vogla ose përqasja që ata që bënë luftën duhet të bashkohen e të krijojnë qeveri sëbashku dhe ana tjetër është përqasja që, partitë e opozitës për sa kohë iu kundërvunë qeverisjes, për të gjitha ato arsye, për konsumimim, për pengesë, korrupsion etj. etj. këto arsye nuk kanë asnjë arsye tani të mso jenë bashkë të qeverisin vendin e të rakordojnë të bëjnë një program të përbashkët.Ideja është që ligjërisht, Presidentja Atifete Jahjaga, ka mandatin për t’i ofruar mandatin, partitë politike, liderit të partisë politike ose koalicionit, siç thotë Kushtetuta, por në fakt megjithëse nuk kemi koalicion parazgjedhor por vetëm atë që bëri partia e z.Hashim Thaçi, liderit të partisë e cila mund të garantojë krijimin e Qeverisë.Por kush e garanton krijimin e Qeverisë?Krijimin e Qeverisë e garanton ajo parti e cila ka, në pamjë të parë një marrëveshje, siç ishte marrëveshja midis tri forcave të opozitës, që ka një garanci më të lartë për të garantuar marrjen e votave të mjaftueshme në Kuvend, 61 vota. A po bëhet një lojë politike apo mediatike në këtë rast? Psh, opozita e sotme, që u bë mazhorancë, mund ta bënte koalicionin edhe pas çertifikimit, siç e ka Kushtetuta.Kjo nuk ka rëndësi. Kosova është në pritje. Këto forca dëshmuan vullnetin për t’i dalë në opozitë dhe kundërshtuar politika të caktuara të partisë së z.Thaçi. Në momentin që u pa rezultati i zgjedhjeve, për mendimin tim modest, nuk ka asnjë lloj problemi që ato parti, të bien dakord të ulen me ato platforma të rakorduara, me programe të përafruara, të qeverisin pikërisht për të bërë ato reforma që kundërshtuan partinë në pushtet pikërisht pse nuk i bënte dot.Nga pikëpamja juridike ka një ngërç, sepse Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton siç është Kushtetuta e Shqipërisë, që koalicionit fitues ose partisë me shumicën e votave, asaj i jepet mandati, por thotë që i jepet asaj partie ose koalicioni që garanton krijimin e Qeverisë. Po çfarë kemi ne në këtë moment? Ne kemi partinë e z.Thaçi, me atë koalicionin e vogël, që ka rreth 212 mijë vota, kurse 4 partitë e opozitës sëbashku kanë rreth 320 mijë vota, që në të gjitha vlerësimet, këto parti i kanë shanset shumë herë më të larta ose padiskutim shanset për të krijuar qeverisjen dhe marrë besimin në Parlament. Edhe sikur Vetëvendosja të mos dëshirojë të bëhet pjesë e këtij koalicioni, megjithëse është pozicionuar si pjesë e opozitës dhe e para që deklaroi se nuk do bëjë koalicionin me partinë e z.Thaçi – të deklarojë që do ta mbështesë, nga ana tjetër kemi dhe partitë e minoritetit. Këto tri parti që kanë shumicën e votave, nëse do të arrijnë të bindin njërin ose dy blloqet e tjera të partive të minoritetit, e kanë shumicën për të qeverisur. Kjo në asnjë rast nuk do të thotë se partia e z.Thaçi dhe qeverisja e Kosovës deri në këto momente nuk ka meritat e saj për këto vite të qeverisjes. Ka merita, padyshim të vlerësuara, qoftë përsa i përket nënshkrimit të marrëveshjes që “de fakto” dhe “de jure” bëri që qeverisja e Serbisë ta njohë pavarësinë e shtetit sovran të Kosovës dhe këto vende të pavarura, bëri të mundur që këto dy vende të stabilizojnë marrëdhënien ndërmjet tyre; bëri të mundur që serbët të hyjnë më së fundi - dhe serbët që banojnë në veri të lumit Ibër të pranojnë sovranitetin e Kosovës e të hyjnë në zgjedhje – dhe padyshim të tjera përsa i përket disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, si rrugën e Kombit etj. pavarësisht përplasjes politike apo fushatës. Pra, edhe kjo parti ka meritat e saj.Por, qytetarët e Kosovës qartazi në këtë moment votuan që mandatin qeverisës ta ketë opozita me platformën e saj dhe në këtë rast dua të vlerësoj ose të bëj një koment, me sa kam parë analistët apo gazetarët, janë fokusuar te pjesa e pazarit, çfarë do bëjë Atifete Jahjaga etj.etj. Unë desha të ndalesha pak tek programi i Kryeministrit të ardhshëm, Ramush Haradinajt, pasi shanset më të larta janë që të jetë ai.Nga sa kam ndjekur, fushatën elektorale, programi i z.Haradinaj ka qënë programi më cilësor përsa i përket politikave zhvillimore të kosovës. Mos të harrojmë, Kosova ka shumë probleme, që janë këto që duhen adresuar në një vision apo platformë paraelektorale dhe jo pazari se kush duhet të jetë Kryeministër apo kryetar i Kuvendit.Çfarë problemesh ka Kosova sot?Qytetarët e Kosovës ose më saktë Kosova, zë një nga vendet më të larta në vendet me papunësi të lartë. Psh, në grupmoshën 15-24 vjeç, Kosova zë vendin e dytë në botë me papunësinë më të lartë. 55% në total janë të papunë ndërsa për femrat është 63%. Kosova, për shkak të historikut dhe zhvillimeve të diferencuara që ka pasur me vende të tjera të rajonit, ndodhet pas me liberalizimin e vizave, me ecurinë e integrimit euroatlantik, jo për fajin e saj natyrshëm. Të gjitha këto bëhen pengesë edhe për shkak të politikave që Serbia gjatë viteve kishte okupimin në Kosovë dhe e izoloi nga fqinjët, janë një minus për këtë shtet të ri që duhet të bëjë më shumë se gjithë të tjerët për këta njerëz, për punësimin, për politika zhvillimore, për lidhje, marrëveshje rajonale europiane dhe njëkohësisht të respektojë edhe ato standarte europiane që janë të rëndësishme, për minoritet etj e mbi të gjitha këto të bëjë edhe njohjen përfundimtare të saj dhe anëtarësimin në OKB. Të gjitha këto çështje vërtet të rëndësishme, kyçe, strategjike, kërkojnë një program vizionar. Dhe me aq sa e kam ndjekur programin e z.Haradinaj i përafrohen plotësisht. Ai program flet për krijimin e 200 mijë vendeve të punë, rritjen e pagës mesatare, shfrytëzimin e burimeve minerare të Kosovës, zhvillimin dhe hapjen e perspektivave, hapjen e mundësivë të investimit, sidomos diasporës për të bërë të mundur që Kosova të rritet me ritme të shpejta. Unë mendoj se sikur ka qënë herën e parë kryeministër Haradinaj, do të jetë një Qeveri e sukseshme.Zgjedhjet në Parlamentin Europian dhe shanset që Shqipëria ka për marrjen e statusit kandidat.Z.Hysi, janë zhvilluar zgjedhjet në Parlamentin Europian dhe pritet konstituimi ndërkohë që ka një ngërç për kreun e Komisionit Europian. Kush do ta zëvendësojë Barroson?Moralisht, i takon z.Junker që të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian edhe nga pikëpamja e rezultatit të shkëlqyer që PPE-ja, me fushatën që ajo bëri dhe me atë të drejtuar nga z.Junker – për herë të parë në BE, fushatat u drejtuan nga ata që mendohej se do ishin Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian – i takon nga të gjitha aspektet që ai të jetë Presidenti i ardhshëm. Çfarë thotë traktati mbi themelimin e BE-së në këtë rast?Traktati thotë që duke marrë në konsideratë, rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin europian, atëhërë Këshilli Europian përzgjedh një kandidaturë, të cilën ia çon Parlamentit Europian për ta votuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij dhe për t’u zgjedhur President i Komisionit Europian. Në këtë moment që kemi PPE-në partinë numër një pa asnjë ekuivok për një periudhë shumë të gjatë dhe rezulton të jetë partia dhe platforma më e votuar në BE, nuk ka asnjë dyshim që kryetari i kësaj partie dhe udhëheqësi i kësaj fushate, z.Junker dhe një Kryeministër i sukseshëm, një europianist i madh, të jetë edhe President i Komisionit Europian.Tani, çfarë ndodh në Komisionin Europian? Kjo nuk është një për t’u marrë me një shqetësim të madh, sepse në fund të fundit, Europa e Bashkuar ka në themel të saj debatin, negocimin, diskutimin dhe nuk është hera e parë që Britania e Madh të krijojë situata të tilla. Fatkeqësia është që kjo situate nuk duhet të shkojnë deri aty sa të kërcënosh me largimin nga BE-ja nëse zgjidhet një njeri i nderuar siç është z.Junker, President i Komisionit Europian. Këtë e konfirmoi edhe kancelarja Merkel, e cila tha se nuk është kjo mënyra sesi i bëjmë ne punët këtu në BE, pra, ne nuk kërcënojmë, ne ulemi dhe diskutojmë.Nuk është ndonjë ngërç i jashtëzakonshëm, këto gjëra ndodhin. Britania e Madhe ka qënë skeptike ndaj Europës së bashkur dhe siç dihet nga historia, në vitet ’50 krijoi të ashtuquajturën EFTA dhe në fillim insistonte për një tregti mbarëeuropiane, por duke parë këtë bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë që krijuan 6 vendet e para që krijuan komitetet europiane, bazuar mbi konsiderata gjeostrategjike, krijoi edhe ajo këtë polin e saj europian duke u përpjekur të ndikonte në liberalizimin e tregtisë duke parë edhe interesin e saj kombëtar. Megjithatë, pas disa viteve e kuptoi se ishte një gabim taktik sepse këto vende u zhvilluan me ritme të jashtëzakonshme dhe Britania qe ndër vendet e para të EFTA që u anëtarësua në BE.Në njëfarë mënyre kemi një retrospektivë këtu, ku Britania e madhe, për një figurë që sipas përqasjes së Kryeministrit Kamerun, konsiderohet si federalist, një europian që do një integrim më të thelluar në BE, në një moment shpreh hezitim dhe kërcënon se do të largohet nëse Europa arrin aty ku ne nuk e duam, nuk duam një një Europë federale.Nuk është kjo mënyra. Le të shikojmë Programin e z.Junker, platformën që ai shpalosi gjatë kësaj fushate.Po, cilat janë pikat e Programit të z.Junker? Pikat janë: Të ribashkojmë Europën, të ribashkojmë përqasjen tonë për një hapësirë të lirë në paqe, të integruar ku i japim dorën njeri tjetrit për t’u ndihmuar, për t’u bërë më mirë;Të rikonsolidojmë besimin e qytetarëve europianë në këtë projekt, që na garantoi paqen gjatë këtyre viteve, na garantoi paqen gjatë këtyre viteve, na garantoi Europën.Pse e thotë këtë “të rikthejmë besimin?” Sepse siç e shikon, ekziston një lloj spekticizmi, ekziston një parti neonaziste, euroskeptike etj.Partitë neonaziste, si triumfuan?Kjo është ëmse e kuptueshme në një moment krize. Në të gjitha rastet, ekstremistët, fondamentalistët, në momente krizash gjejnë hapësira kur njerëzit janë të zhgënjyer. Por, shumica e qytetarëve nuk tentojnë të shkojnë tek cepat ekstremë, por tentojnë të shkojnë tek partitë e qëndrës së djathtë, tek ato platforma që japin zgjidhje në periudha krizash.ar.sh/Oranews.tv