Trafiku i drogës nga Gjadri, avion “Made in Albania” për diplomatin austriak

Tirane- Pas mbledhjes së informacioneve nga Shërbimi Infomativ Shtetëror, policia e Lezhës dhe personave që kanë dijeni për përdorimin e infrastrukturë së ushtrisë në trafik droge, duket se hetimet nga prokuroria janë në rrugë të mbarë.Me urdhër të akuzës së Lezhës dhe për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është sekuestruar një avion,i cili ndodhet afër aerodromin të Gjadrit në një kapanon privat.Mësohet se ky avion është në pronësi të një diplomati austriak, i cili tashmë është marrë në pyetje nga grupi hetimor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Gjatë seancës së pyetjeve ai ka pranuar se ka pilotuar avionin disa herë në territorin shqiptarë,por ka sqaruar se dy vitet e fundit nuk e ka ndezur mjetin fluturues,pasi kishte defekte.Për llogari të këtij hetimi nga krimet e rënda është marrë në pyetje edhe inxhinieri i cili e ka ndërtuar ketë mjet fluturues. Burimet pohojnë se avioni është montuar në Gjadër dhe pjesët kanë mbërritur nga italia dhe sllovenia. Inxhineri me origjinë nga qyteti i Skraparit mësohet të ketë deklaruar se pjesën janë sjellë dhe montuar në vitin 2009.Ai ka deponuar se avioni nga kjo kohë ështe ngritur disa herë në fluturim nga pilotë shqiptarë,por edhe vetë diplomati i huaj.Burimet sqarojnë se nga verifikimi i dokumetacionit të mjetit rezulton se ka disa parregullsi në zhdoganim e tij, arsye kjo mjaft e fortë ta bllokuar avionin.Në dosjen voluminoze që po heton prokuroria ,thuhet se Autoriteti i Aviacioni Cvil dhe Alb-kontrolli, kanë konfirmuar fluturimet e avionit të diplomatit austriak, duke dhënë sqarime se leja është marr për të fluturuar vetëm mbi bregdetin shqiptar.Hetimet intesive të prokurorisë për Krimet e Rënda kanë zgjeruar rrezen e tyre,duke qënë se ka informacione se në Gjadër është ulur dhe një tjetër avion,në pronësi të një shtetasi shqiptarë.Ky mjet fluturimi dyshohet se ka fluturuar disa herë në Shqipëri dhe po kërkohet informacion i detajuar nga institucionet përkatëse,për avionin, nga ana e organit të akuzës.avionii(Në foto: Avioni i diplomatit austriak në Gjadër i sekuestruar)