Brazil 2014, mbyllet festa e Botërorit
Në një festival ngjyrash futbolli pati dhe pjesën e tij, me flamujt e të gjitha shteteve që parakaluan në fushën e stadiumit me flamurin brazilian në qendër, ndërsa një astronaut solli topin e Botërorit nga hapësira, për të treguar madhështinë e kësaj loje, e cila në fakt vetëm pak orë më parë ishte luajtur dhe nga shkencëtarët e Nasas në stacionin ndërkombëtar hapësinor.
Këngëtarët Pit Pull dhe Xhenifer Lopez performuan himbin e Botërorit Ai që tha fjalën i pari ishte Presidenti i Federatës Braziliane të futbollit. Më pas koreografia mahnitëse shoqëroi sfidën. Ndër të tjera morën pjesë edhe rreth 600 performues, përfshi gjimnastë, kërcimtarë dhe ekuilibristë.
Plot 32 skuadra kombëtare nga e gjithë bota, kanë mbërritur prje ditësh në Brazil për kampionatin që do të nisë sonte në mbremje me ndeshjen e parë, Brazil-Kroaci dhe që do të përfundojë më 13 korrik. Një muaj i mbushur me emocione të veçanta që di të t’i dhurojë vetëm futbolli.

















