Romët e vegjël tentojnë "t'i mbushin" dhëmbët, ministrit Veliaj

Berat – Romët e vegjël bëhen dentistë dhe tentojnë “t’i mbushin” dhëmbët, ministrit Veliaj, i cili ka publikuar një album fotografish nga qendra e re moderne e krijuar për fëmijët romë në qytetin e Beratit.Në këtë qendër, vogëlushët kanë tani, kopshtin e tyre, mjekun dhe dentistin.Sipas PNUD-it, komuniteti në Berat, përfshirë romët dhe egjiptianët, kanë Qendrën e Re ndërkulturore, që ofron shërbime shëndetësore dhe kopshtin e fëmijëve. Rreth 200 familje do të përfitojnë nga aktivitetet e kësaj qendre. Përafërsisht 50 fëmijë do të integrohen në arsimin para-shkollor dhe do të jenë më të mirë-përgatitur për arsimimin fillestar.Ndërtimi i qendrës ndërkulturore, shëndetësore dhe kopshtit është pjesë e Projektit “Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane” i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt zbatohet në rajonet e Beratit, Korçës dhe Vlorës.ar.sh/Oranews.tv