Sezoni veror sjell të tjerë turistë, 600 vizitorë njihen me bregdetin durrsak

Durrës- Është ankoruar sot në portin e Durrësit kroçera "Autika" me mbi 600 turistë në bord, pjesa më e madhe e të cilëve nga Europa, si dhe nga SHBA dhe Australia.Turistët kanë vizituar site kryesore arkeologjike të qytetit bregdetar, Krujën dhe kryeqytetin.Vetëm në harkun kohor të një muaji 3 anije kroçere kanë prekur kalatat e portit të Durrësit, në një kohë që Durrësi tashmë është kthyer në një destinacion interesant akomodimi për agjencitë kryesore të anijeve kroçere në Mesdhe dhe më gjerë.Së shpejti pritet dhe ardhja e 2 anijeve të tjera kroçere në portin më të madh të vendit.