Kanabisi në Shkrel në toka pa pronar, kryekomunari: Policia të na ndihmojë

Shkodër- “Kërkoj bashkëpunim më të madh me policinë, pasi parcelat e drogës në komunën Shkrel mbillen në pyje të shpyllëzuara dhe pa pronar”.Kështu shprehet Fredi Sterkaj, kryetari i kësaj njësie vendore, e cila është listuar në hartën e policisë si zonë me kultivim të lartë të lëndëve narkotike.Duke folur mbi aksionet e fundit të policisë, Sterkaj evidenton edhe zonat që sipas konstatimeve të bëra, rezultojnë më problematiket në këtë drejtim.Gjatë kësaj jave nga kontrollet e ushtruara nga policia e Shkodrës në total janë asgjesuar me djegie 10 mijë rrënjë kanabis sativa, të gjitha të mbjella në parcela pa pronar.Nga ana e policisë nuk ka patur asnjë të arrestuar për këto raste, ndërsa ka nisur vetëm një procedim panel ndaj kryeplakut të fshatit Pentar, komuna Dajç.Sipas të dhënave të policisë, zonat më problematike në qarkun e Shkodrës janë fshati Mazrek, komuna Gur i Zi; fshatrat Pylaj, Palaj dhe Brashtë në komunën Shosh të Dukagjinit, “Bjeshkët e Dragoit” në fshatin Xhaj të komunës Shkrel, si dhe komuna Qelez në Pukë.