Tre ish-Presidentët njëzëri pro statusit, letër krerëve të shteteve të BE-së

Tiranë- Pas Presidentit Bujar Nishani, edhe tre ish-Presidentët janë bashkuar me një zë në fushatën lobuese për statusin kandidat.Ish-Presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i janë drejtuar me një letër krerëve të shteteve për mbeshtetje ndaj Shqiperisë në vendimarrjen e fundqershorit në Këshillin Europian.Në letrën e tyre, ata sigurojnë krerët e vendeve anëtare se Shqipëria ka bërë progers përgjatë viteve të fundit.“Shteti shqiptar dhe institucionet e tij po dëshmojnë vullnet politik dhe akte konkrete të luftës ndaj korrupsionit dhe çfarëdo forme të kriminalitetit. Një sërë reformash ekonomike, sociale, arsimore, etj janë drejt realizimit dhe Tirana zyrtare vijon të jetë një vend me kontribut të njohur në forcimin e miqësisë, paqes dhe stabilitetit demokratik në rajon”theksohet në letër.Tre ish-presidentët theksojnë më tej në letër se referuar standardeve të njëjta për vendet e tjera në fazën e vlerësimit të statusit kandidat, Shqipëria i plotëson kriteret bazë dhe meriton të marrë një vlerësim pozitiv.“Në këtë këndvështrim e shikojmë të nevojshme të theksojmë se sot rajoni i Europës Juglindore ka pësuar transformime të mëdha dhe disa vende tashmë janë anëtare të BE ose në fazën e anëtarësimit. Krijimi i diferencimeve midis këtyre vendeve dhe vendeve të tjera aspirante si Shqipëria rrezikon të krijojë një zonë të veçuar brenda rajonit. Mesazhi pozitiv për Shqipërinë lexohet menjëherë si mesazh pozitiv për Kosovën, Maqedoninë dhe shtetet të tjera rajonale, ku shqiptarët janë elementë i rëndësishëm”.Kjo është hera e parë qe tre Presidente te zgjedhur me mbeshtetje te majte, konsensuale dhe te djathte, bashkohen ne nje nismë.

Ja letra e tre presidentëve për statusin