Ish-të përndjekurit e Korçës i bashkohen “Tiranës”: Vazhdojmë të përsekutohemi
Korçë- Të përndjekurit politikë në qytetin e Korcës kanë dalë në mbështetje të grevës që po zhvillohet në Tiranë.Në një deklaratë për mediat, ata i kane cilesuar pushtetarët e sotëm si bij të sistemit komunist, të cilët në vend që të marrin përgjegjesite e tyre ndaj kësaj shtrese, nderojnë figurën e urryer dhe gjakatare të Enver Hoxhës.Ish-të përndjekurit thonë se ata vazhdojnë të luftohen edhe në ditët e sotme, ndaj kanë bërë thirrje që të ndalet lufta e klasave ndaj pasardhësve të tyre, të cilët sipas tyre po shkarkohen nga puna nga drejtues të veshur me pushtet.Deklarata vjen në një kohë kur greva e tyre është futur në ditën e 16-të, ndërsa protestës së zhvilluar në Tiranë i janë bashkuar edhe dhjetra të përndjekur nga qyteti i Korçës dhe Pogradecit.