Lezhë, tregu i mbyllur pavarësisht marrëveshjes, tregtarët: Tatim-taksat me dy standarde
Lezhë- Ndonëse u deklarua zyrtarisht arritja e një marrëveshje mes tregtarëve të Lezhës dhe tatimeve, sërish ka vijuar të jetë i pranishëm konflikti.Dhe pse disa prej tregtarëve i kanë hapur dyqanet, policia nuk ka lejuar hapjen e dyerve të tregut, kjo pasi tatimet nuk i lejojnë ata të fillojnë punë pa u regjistruar të gjithë.Kjo i ka irrituar sërish tregtarët, të cilët kanë hedhur një lumë akuzash ndaj drejtorit të Tatim-Taksave në Lezhë,Arjan Barbullushi, duke e akuzuar atë se po punon me dy standard, pasi disa i favorizon dhe disa të tjerë i ndëshkon.Ndonëse këta tregtarë tashmë janë te detyruar të paguajnë taksa, vetëm 100 metra më tutje një tjetër treg ilegal ndodhet prej vitesh pa paguar asnjë detyrim, por kjo nuk i ka shqetësuar Tatim-Taksat në Lezhë.