Berat, aksion për lirimin e hapësirave publike, do prishen 100 objekte pa leje

Berat- Inspektoriati Ndërtimor në Berat, në bashkëpunim me policinë bashkiake kanë ndërhyrë në lagjet mes pallateve në hyrje të qytetit me qëllim rikthimin e hapësirave publike.Në hyrje të qytetit, mes pallateve të lagjes "Çlirim", banorët prej kohësh kanë ngritur zërin për bllokimin e hapësirave publike, nga garazhet, gardhet, kopështet, etj.Nënkryetari i bashkisë, Bledar Blana, tha se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi për rikthimin e hapësirave të munguara publike.Inspektoriati Ndërtimor mësohet se ka hartuar një plan masash për ndërhyrjen në këto hapësira.Rreth 100 objekte pa leje, janë verifikuar vetëm në lagjen "Çlirim", për të cilat tashmë ka nisur puna për ti rrafshuar.