“Rally Albania”, 170 garues nga 23 shtete të botës “mësyjnë” Vlorën
Vlorë- Edicioni i 10-të i Rally Albania zbret në Vlorë. 170 garues nga 23 shtete pjesmarrëse sjellin kësaj here edhe në Karaburun dhe Orikum emocione e shumë adrenalinë.Për herë të parë në këtë kompeticion të cilësuar si ndër me profesionalet në blogjet ndërkombëtare garojnë shtete si Gjermania, Turqia apo vendet nordike.Organizatorët e Rally Albania thonë se në këtë përvjetorit të 10-të do të ketë garë të fortë, pasi terreni i zgjedhur dhe shkalla e vështirësisë ka bërë të vijojnë garën vetëm 80 % e garuesve.Ondray Klymciw, garues për herë të dytë në këtë kompeticion ka arritur të thyejë mitin italian me garat e motorave, ndërsa italiani Andrea Consentino është pretendet për vendin e dytë, ndërkohë që kohën më të mirë e ka shënuar gjermani Henrij Strasser .“Shqipëria është një ndër vendet më të bukura të Ballkanit dhe absolutisht një vend i shkëlqyer për Rally. Kam përshtypje tejet pozitive edhe përsa i përket mikpritjes së shqiptarëve”thotë Klymciw.“Unë i kam ngritur tre trofe në Rally Albania, pretendoj vendin e dytë, por nuk kam siguri pasi gara e këtij viti ka qenë tejet e forte” u shpreh Consentino.Ndersa gjermani, Henrij Srasser tha: “Kam kapur kohën më të mirë në garat e mëparshme, do të garojë sërish në Shqipëri, uroj të shënojë edhe në garën e sotme rezultate të kënaqshme.Pas Karaburunit dhe Orikumit, gara do të fokusohet në Tiranë, ku do të jetë dhe faza përmbyllëse.