Territori, memaliotët në protestë: Pro variantit për Memaliajn bashki më vete
Tepelenë- Pas njohjes me variantet e reformës Administrative dhe territorialedisa dhjetra banorë të qytetit të Memaliajt kanë marre pjesë në një protestë paqësore nën moton: "Memaliaj, bashki me vete".Ata kërkojnë nga komisioni të zbatohen variantet 4 apo 5 që e parashikojnë Memaliajn si Bashki me vete, ku i bashkangjiten komunat Luftinje, Buz, Kras, Qesarat dhe Qendër Memaliaj.Grupi nismëtar i kësaj proteste ka ftuar banorët e qytezës për të kundërshtuar variantet që përcaktojnë ekzistencën e një Bashkie të vetme me qendër në qytetin e Tepelenës.Sipas organizatoreve të tubimit, nëse Memaliaj nuk do të jete Bashki më vete do të humbasin jo vetëm një pjesë e shërbimeve që qytetarët i marrin aktualisht, por edhe identitetin e tyre si memaliotë.Një tjetër motiv kundër për ta, është edhe fakti që nje sërë shërbimesh që deri tani i kryejnë në qytetin e tyre do të transferohen në Tepelenë.