Laçi kryeqendër pelegrinazhi, policia: Vetëm të sëmurët me makinë në kishë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2014, 17:44
Laç- Qyteti i Laçit si çdo vit me 13 qershor bëhet kryeqendra e vendit nga pelegrinazhi në Kishen e Shna Ndout.Spitali i Laçit, Bashkia, dhe forcat e rendit kanë marrë masat për të pritur një numër të lartë të besimtarëve, të cilët vijnë edhe nga trojet shqipfolëse jashtë kufirit.Drejtori i spitalit të Laçit, Llesh Ndoci, shprehet se mjekët do të jenë 24 orë në shërbim gjatë gjithë procesit të pelegrinazhit, ndërsa dhe forcat zjarrfikese dhe shërbimet policore janë nën vëzhgim të situatës.Vizitat në kishën e Shna Ndout në kodrat e qytetit të Laçit do të vijojnë deri në orët e para të së premtes.