Mirditë, banorët “bllokojnë” turqit, ndalen punimet në HEC-in e Qafë Mollës

Mirditë- Banorët e fshatit Qafë Mollë në Mirditë kanë dalë sërish në proteste, duke bllokuar punimet që po kryhen nga një firmë turke për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë zonë.Ndonëse ju ishte premtuar nga ana e firmës se do të ulet në bisedime me banorët, kjo nuk ka ndodhur. Ata deklarojnë se përveçse prona e tyre po grabitet nga firma turke, po kryhet edhe një masakër mjedisore në këtë zonë.Përplasjet e banorëve me firmën vijojnë prej tre vitësh, ku shpesh herë ka patur edhe të shtëna me armë në drejtim të kantierit të ndërtimit. Aktualisht punimet janë ndërprerë dhe kantieri i ndërtimit po mbahet nën ruatjen e policisë për të shmangur përplasjet.Ndërkaq në orët e mbrëmjes policia e Mirditës ka nisur procedim penal për 4 banorë të zonës, përkatësisht Zef Mitrushin, Zef Kolën, Alban Gjomarkajn dhe Preng Gjomarkajn.Ata akuzohen per vepren penale të vetëgjyqësisë, pasi kanë penguar zhvillimin e punimeve në HEC-in e Qafë Mollës, i cili po ndërtohet nga një firmë turke.