Berisha: T'i mbështesim grevistët e urisë, se këta nxorën Hoxhën nga varri

Tiranë –Ish-Kryeministri Berisha i ka lëshuar një thirrje sot, nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetëve dhe qytetarëve, që ta mbështesin grevën e ish-të përndjekurve politikë, të cilët, sipas tij, janë detyruar ta vazhdojnë atë pasi Qeveria e tanishme e nxori Enver Hoxhën nga varri.Berisha e nisi fjalën e tij duke cituar një gazetë, e cila pak ditë më parë shkruante se “Grevistët e urisë po hanë si derrat”.“ A e patë ju para katër ditësh si i etiketoi Rama grevistët? “Po hanë si derrat!”- hapej gazeta e tij me gërma kapitale, - tha Berisha. Ndaj, ju bëj thirrje të mbështesim këtë grevë të atyre që kërkojnë ridënimin e Enver Hoxhës, që këta e nxorën nga varri si dhe mbajtjen e premtimeve, se kanë djegur njerëz të gjallë. Tani, jo vetëm që nuk mbani premtimet, por dhe thoni që po hanë si derrat duke fyer një shoqëri të tjerë.”Ish-Kryeministri nënvizoi: “Kemi një problem të madh moral dhe ligjor në shoqërinë tonë; në vend që të shkoni e negocioni me grevistët, hapni gazetat tuaja me shprehjen “Po hanë si derrat” - fjalë e gojës së Enver Hoxhës kjo, e Hitlerit, Stalinit dhe diktatorëvë të kësaj natyre.”ar.sh/Oranews.tv