Italia, interes për bujqësinë shqiptare, Gaiani: Zgjidhni çështjen e copëzimit

Tiranë- Shqipëria mund të transformohet në një prej vendeve kryesore eksportuese të prodhimeve bujqësore në Europë. Ambasadori italian Masimo Gaiani ka vlerësuar potencialet që ka ky sektor në vendin tonë si dhe ka deklaruar se bizneset italiane kanë interes të lartë për sektorin bujqësor shqiptar.Ai tha: "Ne po ecim drejt sektorit bujqësor duke e quajtur një ndër akset kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve. Shqipëria mund të jetë eksportuese kryesore në Europë por duhet të kapërcehen disa probleme si copëzimi i parcelave, akreditimi europian, përdorimi i makinerive të fundit dhe ne ofrojmë asistencën tonë për secilin nga problemet.Nuk jemi mjaftueshmërisht të pranishëm në këtë treg dhe duam bashkëpunim më të ngushtë ku Shqipëria të përparojë me mekaaikën dhe Italia të jetë partner i rëndësishëm,"- përfundoi Gaiani.Ndërkohë, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka theksuar se tashmë e gjithë vëmendja e institucionit që ai drejton është përqëndruar në lidhjen e produkteve me tregjet.Në 13 qershor në Pallatin e Kongreseve pritet të hapet panairi i mekanikës bujqësore ku do të marrin pjesë kryesisht bizneset italiane.ar.sh/Oranews.tv