Shqipëri, papunësia arrin në 18.3%, 1 në 3 të rinj i papunë

Tiranë- Qeverisë shqiptare duket se i ka shkuar kot investimi për ti ofruar qytetarëve shqiptarë zyra pune moderne, pasi të papunët preferojnë më shumë të afërm apo miq për të gjetur një punë.Rreth 83.7% përqind e personave që janë në kërkim të një rroge nuk kanë zgjedhur që të trokasin në zyrat e reklamuara prej kryeministrit Rama.Një tjetër mënyrë e kërkimit të një punë nga shqiptarët është edhe aplikimi direkt në një punëdhënës apo me anë të njoftimeve të nxjerra në gazeta.Ndërkohë përsa i përket papunësisë, trendi ka vijuar në rritje edhe për tremujorin e parë të 2014-ës. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, nga 17 për qind në tremujorin e fundit të 2013, papunësia ka shkuar në 18.3 për qind në janar-mars të këtij viti.Rritja e numrit të papunëve konstatohet si për meshkuj edhe për femra, përkatësisht me 0.8 dhe 1. 9 pikë %. Shqetësuese në rarportin e INSTAT është edhe niveli i papunësisë tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, e cila ka arritur në 31.3%.Krahasuar me tremujorin pararendës, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 3.2 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e parë 2014, shkalla e papunësisë është 14.6% dhe shkalla e papunësisë afatgjatë është 9.9%.Papunësia në vendin tonë ka pësuar rritje për 6 tremujorë radhazi, ku niveli më i lartë i papunësisë vlerësohet tek të rinjtë.