Mustafa: S’ka kthim pas, s’përjashtojmë zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosovë- Tre kryetarët e partive opozitare që firmosën sot marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re në Kosovë, duket se kanë gati dhe planin B nëse rrëzohen në Kushtetuese.Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, parti e cila u rendit e dyta si parti në zgjedhjet e së dielës në një intervistë për Gazetën Express deklaron se nëse kreu i PDK-së Hashim Thaçi tenton të manipulojë në Gjykatën Kushtetutese, opozita do të kërkojë zgjedhje të jashtëzakonshme.Në zgjedhje opozita do të hyjë e bashkuar, në një listë zgjedhore dhe sipas Mustafës do ta mund lehtësisht PDK-në.Mustafa tregoi dhe arsyet që e shtynë të bëjë marrëveshje me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, ndërsa deklaroi se vete ai do të jetë kryetar i Parlamentit.Intervista e plotë:Express: Si u arrit të bëhet kjo marrëveshje, një gjë qëështë parë e pamundur deri pak kohë më parë?Mustafa: Kemi vërejtur të gjithë akterët e opozitës e opozita e ka shumicën e votave. Ne vërejtëm që kemi mundësi të ulemi dhe të merremi vesh. Në emër të realizimit të marrëveshjes kam hequr dorë nga pozita e kryeministrit, edhe vetë edhe atë që ta ketë LDK’ja. E kemi lënë që të jetë Haradinaj. Mendoj që është një marrëveshje e mirë dhe e shtendos situatën dhe e kthen vendin në nj rrugë krejt tjetër.Express: Çfarë përfiton LDK’ja në këtë marrëveshje, kur dihet që posti i Presidentit është i zënë?Mustafa: Të them të drejtën ne nuk kemi shikuar përfitimet partiake e individuale. Kemi pasur interes që të përfitoj vendi.Express: Ju ku do të jeni?Mustafa: Ne do ta do ta marrim pozitën e Kryeparlamentarit. Unë do të kryesoj Kuvendin. Kur të përfundoj mandati i Presidentes, sipas Kushtetutës, ne e gëzojmë të drejtën ta kemi ehe atë pozitë- si LDK, dhe për këtë do të diskutohet. Por, tani është me rëndësi që të bëhet nj qeveri stabile që do të punonte në luftën kundër korrupsionit, integrimet evropiane dhe ri-mëkëmbjen e ekonomisë.Express: Po bëhet një debat nëse marrëveshja është e mundur të realizohet kjo marrëveshja, pasi që Kushtetuta po interpretohet nga të gjithë. Cili është interpretimi i juaj ligjor se si do të arrihet implementimi?Mustafa: Neve mendoj që na takon mandatimi i parë, pasi që do ta kemi një grup parlamentar. Së paku me AAK’në. Por, në qoftë se Presidentja prapë ia jep mandatin z. Thaçi që ta formoj Qeverinë neve na takon që ta marrim këtë mandat me rastin e dytë, sipas Kushtetutës, dhe ta themelojmë Qeverinë. Por, në qoftë se dëshirojnë ta politizojnë për arsye të ndryshme, ne nuk heqim dorë dhe mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, dhe në këtë rast ne do të shkojmë si koalicion i përbashkët- këto subjekte që e kemi nënshkruar këtë marrëveshje. Dhe fitorja është e sigurt. Kthim prapë nuk ka.