Thaçi rrëzon Haradinajn: Qeverinë e re e krijon fituesi dhe fituesi jemi ne
Kosovë - Partia Demokratike e Kosovës deklaron se është fituesja e zgjedhjeve dhe mandati për formimin e Qeverisë i takon asaj dhe vetëm asaj, në bazë të Kushtetutës.PDK-ka hedhur kështu poshtë, shpresat e opozitës së bashkuar në Kosovë, që nënshkroi sot një marrëveshje trepalëshe për të marrë Qeverinë e Kosovës në kushtet kur PDK-së së Hashim Thaçit i nevojitet një koalicion për të krijuar qeverinë. Në njoftimin e bërë në mbrëmje nga PDK-ja thuhet se kjo parti "vlerëson lart gjithë procesin e zgjedhjeve të përgjithshmë për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe përgëzon qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për arritjen e standardeve më të larta demokratike."Më poshtë, njoftimi vijon:"Në lidhje me deklarimet e sotme të disa partive politike për formimin e koalicionit te ardhshëm qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton shumë qartë se mandati për formimin e Qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës.Mandati për formimin e Qeverisë buron nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët i dhanë Partisë Demokratike të Kosovës besimin për të vazhduar udhëheqjen e Qeverisë dhe për të zbatuar Misionin e Ri për Kosovën, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.Ne i bëjmë ftesë të gjithëve që të përmbahen nga tendenca për të shkelur verdiktin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me votën e tyre sovrane kane shprehur qartë vullnetin e tyre politik dhe qytetar për katër vitet e ardhshme.Partia Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të kenë besim të plotë në institucionet përgjegjëse dhe në proceset ligjore dhe kushtetuese, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.ar.sh/Oranews.tv(Njoftimi për shtyp i PDK-së)