Avokatura - Vorpsit: Dalipi s'ka qënë i dënuar, tani s'punon për ne
Tiranë – Ish-Avokati i Shtetit në Durrës, Skerdilaj Dalipi, nuk ka qënë i dënuar në kohën kur u emërua në këtë institucion dhe sot, kur ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të një procesi gjyqësor ndaj tij, rezulton i padënuar, pasi vendimi i gjykatës së shkallës së parë ndaj tij është pezulluar.Skerdilaj Dalipi është zyrtari i radhë së administratës shtetërore që është përdorur si ilustrim nga Partia Demokratike për emërime njerëzish të korruptuar nga qeveria “Rama”. Aktualisht, Dalipi është një ish-zyrtar.Avokatura e Shtetit sqaroi se “bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot, z. Skerdilajd Dalipi është i padënuar.Edhe pse në prill të këtij viti është dhënë një vendim nga gjykata e shkallës së parë dhe më pas vendimi është pezulluar, z Skerdilajd Dalipi ka dhënë dorëheqjen në maj të këtij viti, e cila është pranuar nga institucioni.Çështja është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit dhe deri në dhënien e një vendimi nga kjo gjykatë, z.Dalipi konsiderohet i pafajshëm.Marrëdhënia e z. Skerdilajd Dalipi me institucionin e Avokaturës së Shtetit është ndërprerë me miratimin e dorëheqjes," thuhet në njoftimin e dërguar nga Avokatura.ar.sh/Oranews.tv