Vuçiç: Kosova, kërcënim për sigurinë e serbëve

Kosova është një kërcënim për sigurinë. Kështu ka deklaruar Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku sipas tij serbët kanë frikë prej sulmeve të mundshme nga shqiptarët, raportojnë mediat serbe.“Serbia është e angazhuar për paqen, por ajo është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të shumta të sigurisë dhe sfidave, shumica e të cilave vijnë nga territori i Kosovës” ka thënë Aleksandar Vuçiç.Vuçiç ka thënë se shpreson në ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndalur këto kërcënime siç është shprehur ai, që vijnë nga pala shqiptare.