Maqedoni, gazetarët fishkëllejnë kryeparlamentarin dhe deputetët e maxhorancës
Gazetarët sot kanë fishkëllyer kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe deputetët e maxhorancës pas vendimit të së hënës për nxjerrjen e tyre nga salla e Parlamentit.Një pjesë e gazetarëve menjëherë kanë braktisur edhe seancën e sotme të Parlamentit, ku ishte në rend dite seanca e zakonshme, deputetët pyesin Qeverinë.Në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës maqedonase dhe ata të RDK-së, ndërsa morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE, BDI dhe të PDSH-së.Seanca ka nisur pikërisht me nxjerrjen e gazetarëve nga salla e Parlamentit, me ç’rast u kërkua llogari lidhur me këtë nga ana e deputetit dhe shefit të grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu.Ai ka pyetur kryeministrin Gruevski për përgjegjësinë për dhunimin e gazetarëve.“Kush do të përgjigjet për tërheqjen zvarrë të gazetarëve. Çka keni ndërmarrë ju si kryeministër brenda këtyre katër ditëve lidhur me tollovinë dhe përgjegjësit që e shkaktuan ate”, ka pyetur deputeti Aliu, duke replikuar dhe kërkuar llogari nga kryeministri Gruevski.Ky i fundit është përgjigjur sërish se shpreh keqardhje me aktet që ndodhën me gazetarët.“Unë veçmë jam deklaruar në opinion, në ditën kur edhe ndodhën ato ngjarje dhe shprehi keqardhje për ngjarjet me të cilat u përballën gazetarët. Më pas kishte edhe sqarim nga ana e Kryetarit të Kuvendit që dje u liferua në media. Ashtu që mund të them se ai rast ka procedurë, do të ketë edhe epilog. Më vjen keq edhe për atë që ju ndodhi gazetarëve edhe jashtë kuvendit, posaçërisht në disa raste kur kishte sulm ndaj një ndonjë gazetari të një televizioni. Ashtu që duhet ët dënohen aktet e tilla nga të gjitha anët”, deklaroi kryeministri Gruevski.Në këtë seancë janë parashtruar pyetje lidhur me çështjet aktuale në Maqedoni.