Kosovë, Vulin takohet me përfaqësuesit e UNMIK-ut në veri
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, do të qëndrojë sot në pjesën veriore të Mitrovicës ku do të takohet me përfaqësues të UNMIK-ut.Sipas mediave serbe, Vulin gjatë këtij takimi do të kërkojë nga UNMIK-u arsyet e largimit të administratës të këtij misioni në veri.Ai ka thënë se përfaqësuesit e UNMIK-ut, do të duhet që të sqarojnë se “ çfarë do të bëhet pa vulat e UNMIK-ut, si do të verifikohen dokumentët për qarkullimin e rregullt të mallit”.“Dua të theksoj për të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar se zvogëlimi i prezencës së tyre është një lajm shumë i keq”, ka thënë Vulin, duke shtuar se gjatë vizitës së tij në këtë pjesë të vendit, do të takohet edhe me organizatat sindikaliste të serbëve të veriut.Vulin, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, do të përsërisë se shteti serb do të përkrahë të gjitha marrëveshjet që i ka arritur, por do të insistoj në lehtësimin e tregtisë së mallrave për serbët e veriut.