Përmendorja e UÇPMB-së, Musliu: S’lejojmë të na rrënohen vlerat çlirimtare

Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik ka deklaruar të premten se nuk e kanë ngritur Lapidarin e dëshmorëve të ish UÇPMB-së për ta prishur dhe se nuk do të lejojnë që të rrënohen vlerat çlirimtare.Ai theksoi se lapidari i dëshmorëve është ngritur për ta përkujtuar veprën heroike të ish luftëtarëve, për lirinë e vendit. “Nuk do të lejojmë, që dikush të na rrënojë vlerat tona çlirimtare, monumentet tona kulturore, identitetin dhe dinjitetin tonë”, tha Musliu.Pavarësisht këtyre deklaratave, autoritetet serbe së fundi kanë shtuar zërat për rrënimin e lapidarit të vendosur përballë komunës së Preshevës.