Kirby: Nuk ndryshojnë kufijtë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës.Në një intervistë për gazetën “Novosti”, ambasadori Kirby ka theksuar se të gjithë duhet ta dinë se nuk ka më tregti me territore.“Gjatë viteve, kufijtë e Evropës kanë ndryshuar shumë. Ne mendojmë se është mirë që kjo të përfundojë. Nëse këtë e bëni me Kosovën, shtrohet pyetja pse jo edhe diku tjetër. Pse jo me Bosnjën, kufirin me Hungarinë, Bullgarinë... Dhe, ku do të përfundojë kjo? Kjo është një kutia të cilën ne me dëshirë nuk do ta hapnim” theksoi ai.Në lidhje me platformën serbe që kërkon autonomi për veriun e Kosovës dhe enklavat në jug të Ibrit dhe pyetjen se a është kjo e pranueshme për Washingtonin, Kirby thotë: “Thua nëse kam parë diçka që nuk ekziston? Ky dokument nuk është zyrtar, kështu që as unë nuk kam një koment zyrtar”.Ai thotë se është shumë i kënaqur me dialogun aktual, i cili duket se po jep rezultate konkrete duke shtuar se nuk sheh arsye të mos vazhdohet me diçka që funksionon mirë.“Kam përshtypjen se Qeveria e Serbisë dëshiron që të përparojë i gjithë procesi, që të gjenden zgjidhjet dhe të kalohet në fazën tjetër të bisedime. Edhe unë, personalisht, sa herë që negocioj, dua të arrij 100 për qind të suksesit. Besoj që kjo ndodhë me të gjithë, por kjo rëndom është pak e mundshme”, ka thënë Kirby për ditoren serbe “Novosti”, në pyetjen se pala serbe nuk është “e kënaqur me sjelljen e Prishtinës, e cila shkel marrëveshjet”.Në pyetjen se BE nuk ndërmerr asnjë lëvizje në rajon, sidomos në raport me Kosovën, pa u konsultuar paraprakisht me Ëashingtonin, Kirby përgjigjet: “Rruga për në BE kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, por ka edhe shumë çështje të tjera që lidhen me integrimin: lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, reformën ekonomike... Ka edhe më shumë. Ju thoni kushte, por unë më me qejf do ta përdorja fjalën hapa, e të cilat Serbia duhet t’i ndërmarrë. Ato do të jenë këto, edhe nëse i injoroni”.Ambasadori Kirby thotë se Washingtoni disa herë ka kërkuar që të eliminohen institucionet paralele në Kosovës. “Natyrisht, universiteti, spitalet dhe shumë institucione të tjera mund të ekzistojnë. Por, kjo është pjesë e dialogut dhe në këtë duhet të punoni me Prishtinën”, thekson ai.I pyetur nëse implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) është vënia e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, Kirby përgjigjet: “SHBA e njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj për ne është kufi. Serbia nuk e njeh këtë, prandaj e quan ndryshe. Pavarësisht nga kjo, njerëzit që jetojnë atje duhet t’ia paguajnë dikujt taksat dhe tatimet. Kjo nuk është një zonë e tatimit të lirë. As unë nuk jam i lumtur që paguaj tatime, por duhet”.Ambasadori Kirby thotë se temat e ardhshme të dialogut duhet të jenë energjetika, telekomunikacioni, si dhe financimi i institucioneve serbe në Kosovë