Kosovë, koalicionin PDK-AAK nuk shihet me seriozitet
Idetë për zgjerimin apo krijimin e koalicioneve të reja qeverisëse në Kosovë nuk shihen me shumë seriozitet si nga opozita ashtu edhe nga disa prej udhëheqësve të lartë të institucioneve.Përderisa posti i kryeministrit aktualisht interpretohet si pengesë për lidhjen e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës së Hashim Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt, në analiza e komente të tjera vlerësohet se ofertat dhe idetë për koalicion nuk kanë as seriozitetin për të bërë ndryshime në qeverisje.Oferta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe liderit të saj Ramush Haradinaj drejtuar Partisë Demokratike dhe kryeministrit Hashim Thaçi për bashkëqeverisje, shihet si një iluzion nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Pas ofertës së AAK-së drejtuar PDK-së që koalicioni i ri do të duhej të nxirrte në krye të qeverisë Ramush Haradinajt, kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar mesazhe këto ditë AAK-së dhe Haradinajt se oferta e PDK-së do të publikohet pas zgjedhjeve të brendshme në këtë parti politike.Ndërkohë kryeministri i Kosovës ka mbrojtur edhe partinë partnere të koalicionit, Aleancën Kosova e Re të Behxhet Pacolli, duke sipas analistëve interpretohet se nuk ka nevojë për koalicion të ri dhe se koalicioni aktual vetëm mund të zgjerohet me ndonjë subjekt tjetër, duke aluduar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.