Kosova pranon notën verbale të njohjes nga Pakistani
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Republika Islamike e Pakistanit, ka njoftuar zyra për informim e MPJ-së.“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Pakistanit shpreh komplimente për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që të deklarojë se Republika Islamike e Pakistanit ka vendosur që të njoh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale.Në notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit shpreh konsideratë të lartë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.Pakistani shtrihet në Azinë Jugore dhe ka një popullsi prej mbi 180 milionë banorë, duke qenë shteti i gjashtë më i populluar në botë.Kryeqyteti i Pakistanit është Islamabadi dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuar prej vitit 1947.