Thaçi: PDSH nuk bojkton Parlamentin, zgjedhje në 2013
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se PDSH nuk do të bojkotojë Parlamentin dhe se nuk do të bëhet pjesë e skenarëve të ashtuquajtura sipas tij virtuale nga LSDM-ja.“Kur ne bënim bojkote të institucioneve sulmoheshim nga qeveritë e Maqedonisë ndërsa opozita për këto bojkote zgërdhihej. Nuk pajtohem me politikën artificiale, virtuale dhe mashtruese që bën opozita maqedonase se në Maqedoni ka probleme të drejtave të qytetarëve, por këto janë probleme shumë të vogla”, deklaroi Thaçi në takimin e fundvitit me anëtarësinë partiake.Sipas tij, në Maqedoni ka problem me të drejtat etnike të popullit shqiptarët të cilat në mënyrë të pamëshirshme shkelen nga ana e qeverisë.Kreu i PDSH-së ka paralajmëruar se në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 pritet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të krizës së krijuar.Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sërish apeloi që BDI të braktisë koalicionin qeveritar .“Partneri shqiptar në qeveri BDI nuk ka më kohë, vite dhe muaj, por ka kohë edhe disa ditë të delegjitimojë këtë qeveri përndryshe nëse kjo nuk bëhet ata duhet të demisionohen, sigurisht nëse kjo nuk bëhet, PDSH-ja shumë shpejt në zgjedhjet lokale jo që do t’i demisionojë por edhe do ti deligjitimojë dhe delegalizojë si përfaqësues real dhe demokratik të shqiptarëve”,deklaroi Thaçi.Ai ka theksuar se ky vit ka qenë humbës për shqiptarët, por një humbje e madhe ka qenë për PDSH-në, vdekja e liderit Arbër Xhaferi.Thaçi ka folur edhe për partitë e tjera shqiptare si RDK duke theksuar se ato po futen nën ombrellën e opozitës maqedonase dhe nuk kanë të drejtën që të flasin për të drejtat kombëtare. “Nuk dua të kontestojë dikë që të jetë shef apo padron i të gjitha partive opozitare maqedonase, por e kontestojë momentin të disa partive të vogla shqiptare që thirren si opozitë. Hyrja e tyre në taborrin e opozitës maqedonas i konteston atyre të drejtën për të folur për të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Thaçi.