Thaçi bën bilancin e vitit: Marrëveshja e kufinjve, arritje me rëndësi
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova gjatë vitit 2012 ka ndryshuar pozitivisht nga vitet e kaluara.Ai këto komente i bëri në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar, ku ka folur për zhvillimet dhe proceset që ka kaluar Kosova gjatë këtij viti.Një të arritur e ka përmendur edhe zbatimin e marrëveshjes së IBM-it, që sipas tij ky është një instalim i realitetit të kufijve ndërshtetërore Kosovë-Serbi.Në mbledhjen e mbajtur të premten ai ka thënë se viti 2012 ka qenë vit i ndryshimeve të Kosovës dhe fuqizimit të saj si shtet.Me tej ai ka shtuar se në prag të pesëvjetorit të pavarësisë, Kosova ka shënuar sukses, duke u njohur nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së.Për këtë ai ka falënderuar zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj për lobimin e tyre.Thaçi kulmin e arritjeve në aspektin e njohjeve e ka vlerësuar njohjen që ka ardhur nga shteti i Pakistanit.Për më tepër ai ka shtuar se tani Kosova ka Kushtetutën e vet, ligjet e veta dhe do të lëvizë drejt fuqizimit të vetë.Po ashtu, ai thënë se gjatë këtij viti Kosova ka arritur të anëtarësohet në shumë organizata ndërkombëtare, ndërsa kulmin e këtij suksesi e ka vlerësuar anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).Gjatë vitit 2012 kemi zgjeruar përfaqësimin diplomatik, përfshirë edhe avancimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët jashtë vendit. Viti 2012 ka shënuar një etapë të re të bashkëpunimit me BE-në. udhërrëfyesi për studimin e fizibilitetit. Integrimi evropian mbetet prioritet kombëtar.Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se vitin 2012, Kosova ka shënuar edhe rritjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur si të arritur fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM).Thaçi ka thënë se Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit, por sipas tij vizioni i Kosovës ka qenë që të krijoj raporte të nivelit të barabartë edhe me shtetin e Serbisë.Për dialogun e zhvilluar deri më tash ai ka falënderuar zëvendëskryeministren, Edita Tahiri, por edhe partitë opozitare, që sipas tij disa kanë qenë aktive e disa pasive. Gjithashtu ai ka falënderuar edhe koordinatori politik, Blerim Shala, për marrjen e përgjegjësive shtetërore.I pari i ekzekutivit të vendit duke folur për zhvillimin ekonomik, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2012 ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4 për qind.Ai ka folur edhe për përfundimin e autostradës “Ibrahim Rugova” si dhe për projekteve që së shpejti do të fillojnë.Ndërkohë në sektorin e energjisë, ai ka thënë se projekti i termocentralit Kosova e Re është duke u zhvilluar me ngadalësime, por ka lëvizje.Kryeministri ka thënë se viti 2013 do të filloj me planin e ri qeverisës, një plan për zhvillimin ekonomik.Sipas tij, viti 2013 do të jetë vit substancial që Kosova do të shënoj progres edhe në rrugën e integrimeve evropiane.