Kosovë, 2012 me rritje ekonomike 3.9%

Rritja ekonomike 3.9%, të ardhurat buxhetore 15.9% më shumë se në vitin 2011, importet janë ngritur prej 2.1%, konsumi 2%, investimet në total kanë shënuar rritje prej 5.9%, ndërsa subvencionet dhe transferet janë rritur prej 9% apo 23 milionë euro më shumë.Këto janë vetëm disa nga të dhënat për vitin 2012 të cilat i ka publikuar të premten ministri i Financave, Bedri Hamza.Ai duke folur për të hyrat në Dogana dhe në ATK, tha se Dogana ka përmbushur parashikimet, ndërsa ATK-ja ka arritur afër përmbushjes së tyre.Hamza ka thënë se deri tani janë shpenzuar 1 miliardë e 461 milionë euro, dhe se sipas tij krahasuar me 2011, buxheti i 2012 ka të ardhura për 15.9% më shumë.“Krahasuar me periudhën e vitit 2011 të dhëna të e sotit tregojnë se ne jemi 15.9% më shumë dhe deri në fund të vitit kjo sigurisht do të rritet”, ka thënë ai.Në vitin 2012 Hamza thotë se në buxhet kanë ardhur 1 miliardë e 510 milionë euro.ATK-ja megjithëse e ka pambushur planin vetëm 98%, ka ngritje prej 7.3% apo 19 milionë më shumë se në vitin 2011.Hamza ka shpjeguar edhe si janë shpenzuar parat e buxhetit të vendit. Tek shpenzimet komunale ai ka thënë se sillen rreth 21 milionë euro që disa vite. Kurse,sa i përket investimeve kapitale deri më tani janë shpenzuar 548 milionë euro që është 20 milionë më shumë se në 2011.Hamza thotë se Kosova aktualisht ka borxhin publik 8.59 për qind e që sipas tij është më i ulëti në rajon. Hamza ka deklaruar se në vitin 2013 Kosovës i lejohet që borxhin publik ta ketë vetëm deri 80 milionë euro.