Gjermani, stuhia vret 6 persona, pezullohet trasporti publik

Gjermani- Gjashtë persona kanë humbur jetën pas stuhive të fuqishme mbrëmjen e djeshme në qytetin perëndimor të Dusseldorf në Gjermani.Tre persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të pemëve në oborrin e shtëpisë në Dusseldorf.Sipas shërbimeve të urgjencës, dy ciklistë humbën jetën, gjithashtu nga rënia e pemëve si pasojë e erërave të forta në qytetin Keln dhe Krefeld, ndërkohë që viktma e gjashtë ishte një person që po punonte për të hapur një rrugë në Essen.Stuhitë i dhanë fund një vale të nxehti që zgjati gjatë gjithë fundjavës. Erërat dhe stuhitë e forta kanë dëmtuar më së shumti trasportin publik në Gjermani. Mëngjesin e së martës, transporti me trena ishte i bllokuar, në pjesën më të madhe të veriut,si pasojë e dëmtimit të shinave nga rënia e objekteve.Autoritetet u kanë bëre thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimin drejt Dyseldorfit, pasi trenat, rrugët dhe aeroporti jane demtuar nga stuhite.Gjatë natës, shërbimet e urgjencës kanë gjetur trupat e pajetë në një kopësht në qytet.Ndërkohë që tre të tjerë janë plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalet lokale. Sipas raportimeve ka edhe të tjerë të ëplagosur në të gjithë qytetin.Sipas autoriteteve lokale sitemi i tramvajit është pezulluar përkohësisht, deri në pastrimin e rrugëve të qytetit. Fatmirësisht nuk ka demtim të rëndë të linjave energjitike, por situata është paraqitur kaotike në orët e para të mëngjesit, ku qyteti është zgjuar nga pasojat e stuhise.Shumë njerëz që nxitonin për në punë kanë mbetur të bllokuar për shkak të pezullimit të transportit publik. Shpejtësia e erërave ka arritur në 150 km / h në aeroportin e Duesseldorf të martën.Sipas parashikimeve të meteorologeve, stuhia do të zhvendoset drejt Berlinit dhe zonave në veri dhe perëndim të vendit.