Visar Zhiti në "Ora News", Shqipëria nuk futet dot në Europë pa njohur shpirtin e atyre që persekutoi
Visar Zhiti, shkrimtari desident, i dënuar për poezinë e tij thotë se diktatorin Enver Hoxha nuk e shmangim dot nga historia por historianët duhët të shohin në sy dhe me realitet figurën e tij.I ftuar në "Mëngjes Express" të moderators Eva Idrizllari sot në Ora News thotë se nëse Enver Hoxha bëri ato që i duheshin vendit i bëri ashtu siç duhet të urdhërojë në histori, “Por dëmet janë më të mëdha sesa ata që ata mendojnë se i ka Shqipërisë.”"Shqipëria nuk futet dot në Europë pa njohur shpirtin e atyre që persekutoi" thotë ai.I pyetur nga gazetarja Eva Idrizllari për ndikimin e atyre viteve në jetën e tij, ai tha se ekulibrat i ka mbajtur duke lexuar në burg, duke mësuar përmendësh poezitë.Ai e përshkruan si një kohë të" tmerrshme", ku të burgosurit ishin skllevër që punonin 8 orë në ditë dhe koha nuk iu përkiste atyre.Në burg koha mungonte, por as sot nuk ka kohë" Koha atje ishte e tmerrshme, nuk kishe kohë, në punonim si skllevër në miniera. Punonim 8 orë, donim një orë të shkonim. Ne duhet të mbanim rrjesht për gjithcka, për të fjetur, për të ngrënë. Kudo kishte rresht, ne nuk kemi patur kohë, koha s'ishte e jona, ne ishim kafshë punë atje. Burgu s'duhet menduar si një vend ku njeriu mbyllet dhe dergjet dhe ka kohë të mësoj gjuhë të huaja. Ne ishim skllevërit. Atje s'kishe kohë të mendoje, atje merrte rëndesi çizmja që fuste ujë, plaga që s'po të shërohej, shkembi që mund të binte sepse hyje ne punë dhe ndoshta s'mund të dilje", tha ai."Duhet të distancoheshe me veten dhe t'i thoje se "kjo që po të ndodh nuk po të ndodh ty",- tha Zhiti.Me tone jo shumë të ashpra për ato që ka kaluar, Zhiti tha se Shqipëria nuk do mund të futet në Europë pa njohur shpirtin dhe ëndrrën e atyre që persekutoi.Leximi i librave të Enverit është më keq se analfabetizmi"Diktatorin nuk e shmang dot nga historia, puna ështe sa do bëjë pjesë ai në ndërgjegjen kombëtare. Dëmet janë më të mëdha sesa ata që besojnë se ai ka bërë e i ka dhënë Shqipërisë. Ka dy Enverë atë që njerëzit e dëshirojnë të ishte ashtu dhe ai që ishte në realitet. Mua më dhimbset ai që e do Enverin, pse e do: Po se nga çoban dhish e bëri oficer, por unë dua të shikoj çfarë i dha Shqupërisë. Të gjitë do të kishim më shumë pa Enverin. Të gjithë do të kishim më shumë pa Enverin. Enveri ka qe një pengesë. Historianet kanë përgjegjësi të shohin Enver hoxhën pa frikë. Të shohin bronxin e tij pa frikë e të thonë bëri këtë gjë e dëmtoi këtu. Nëse vlerat dhe ato që i duheshin vendit i bëri ashtu siç duhet të urdhërojë në histori nëse ai ka bëmën e madhe që e bëri Shqipërinë burg, futi qetësi varrezash, griu intelektualët klasat udhëheqëse të këtij vendi dhe solli katastrofën, izolimin, i la familjet pa shtëpi, e 3-4 shqiptarë kishin nga një burg që mbylli Shqipërinë. Dikush thotë se hapi universitetet dhe na zhduku analfabetizimin por na detyroi të lexojëm vetëm një libër dhe leximi i një librit të tij është më i keq se analfabetizmi" tha ai.Viktor Zhiti theksoi se fryma dikatoriale e persekutorit në administratat shtetërore, duhet të largohet.Viktor Zhiti kujtoi dhe kohën kur kryeministri Rama ishte piktor dhe i ka dhuruar "Kafkën", si një ndër të preferuarit e tij dhe të ndaluar për atë kohë.e.k/oranews/online