Gjuha kineze, pas Universitetit të Tiranës e kërkon Vlora dhe Shkodra

Tiranë – Shkon në tre numri i universiteteve publikë në Shqipëri që kanë treguar interes për të futur në programet e tyre, gjuhën kineze.Këtë e ka bërë të ditur sot, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, pasi ka çertifikuar, sëbashku me drejtues të Institutit “Konfuci” në Tiranë, studentët e parë shqiptarë që kanë përfunduar kursin e gjuhës kineze”.Kule, gjatë ceremonisë që u zhvillua në Universitetin e Tiranë, tha:“Nga universitetet shqiptare, përvç atij të Tiranës, edhe universitetet eVlorës dhe Shkodrës kanë shfaqur interes për të pasur kontakt me Institutin Konfuci.Unë, në pozicionin e Kryetarit të Konferencës së rektorëve i kam njoftuar universitetet e tjera dhe kam parë se ka interes edhe nga ato që vitin tjetër akademik, funksionimi, detyrat dhe misioni e Institutit Konfuci për gjuhën, por edhe për kulturën, të jetë më i plotë dhe më suksshëm.”Mësimi i gjuhës kineze është një mundësi më shumë për të rinjtë shqiptarë për t’u përfshirë në tregun e punës jashtë vendit.ar.sh/Oranews.tv