Alfano - Tahirit: Italia, e gatshme t'iu ofrojë ndihmë kundër trafikut të drogës

Itali – Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka deklaruar sot se Italia është e gatshme t’i afrojë ndihmë, Shqipërisë, në luftën kundër drogës dhe se atij i kanë bërë shumë përshtypje, rezultatet e policisë shqiptare këta muaj.Deklarata u bë në Romë, gjatë takimit që ai pati me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahirin.Ministria e Brendshme e Shqipërisë njoftoi se “dy ministrat, në takimin e tyre kokë më kohë, ranë dakord për të forcuar më tejbashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës. Italia është e gatshme të ofrojë asistencë për luftën kundër kultivimit të drogës.Ministri Tahiri u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar për një luftë pakompromis kundër këtij fenomeni, duke theksuar se siguria e një vendi do të thotë edhe më shumë siguri për gjithë vendet fqinje dhe rajonin.Lidhur me integrimin e Shqipërisë, Ministri Alfano tha se e përkrah Shqipërinë në procesin e integrimit europian dhe se do të lobojë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.ar.sh/Oranews.tv