Ja ç'përfitojmë nga trami, Kombinat - Kinostudio për 24 minuta nga 45
Tiranë – Bashkia e Tiranës ka programuar jo vetëm një linjë trami për Tiranën, atë që e përshkon mespermes, Kombinat Kinostudio, por edhe dy të tjera: njëra përgjatë bulevardit të ri dhe atij ekzistues dhe tjetra, linja unazore.Projekti kryesor, ai i tramit të linjës Kombinat – Kinostudio, që do ta përgjysmojë nga 45 në 24 minuta, distancën ndërmjet këtyre dy zonave të kryeqytetit, është detajuar në studion e “Ora News” nga znj. Nereida Hoxha, Drejtore e Transportit në Bashkinë e Tiranës.Hoxha dha tri përfimet bazë që do t’i vijnë kryeqytetit nga realizimi i këtij projekti: I pari, përgjysmimi i kohës së udhëtimit, cilësia më e lartë e shërbimit dhe së treti, reduktimi i ndotjes së ajrit dhe zhurmave.“Projekti i tramit ishte një nga premtimet elektorale të z.Basha dhe si i tillë,” – tha Hoxha, - “ishte pjesë e të gjitha politikave të hartuara nga administrata e tij dhe e Planit të Përgjithshëm Rregullues, ku janë parashikuar edhe dy linja të tjera: linja veri – jug, që do të bëjë lidhjen e terminalit multimodal - një tjetër projekt që do të lançohet këtë muaj - përgjatë zgjatimit të bulevardit të Ri e atij ekzistues si dhe linja unazore.Përfitimet nga projekti i tramit janë:Së pari, shkurton ose përgjysmon kohën e udhëtimit Kombinat Kinostudio. Me linjat e transportit publik bëhet për 40-45 minuta, në varësi dhe të trafikut sepse autobuzi ndan të njejtat korsi me mjetet private ndërkohë që me linjën e tramit, është propozuar që të jetë linjë e dedikuar dhe koha e udhëtimit do të marrë vetëm 24 minuta;Së dyti, do të kemi një rritje të cilësisë së shërbimit. Duke pasur një tram me kapacitet më të madh, më të shpeshtë, ne synojmë që të kemi transferimin e atij grupimi pasagjerësh që deri sot përdorte automjetet private, duke pretenduar që kushtet në autobusa nuk janë të përshtatshme, edhe ky lloj grupimi, nga sondazhet që janë bërë në kuadër të studimit të fizibilitetit, ka dëshirë për të lënë automjetet private dhe kaluar në transportin publik;Së treti, do të kemi përfitim edhe uljen e ndotjes. Gazrat e emetuara nga automjetet, qoftë publike, qoftë private që kalojnë në këtë korridor apo që vjen nga zhurma dhe reduktimi i saj nga aplikimi i tramvajit.Në vetvete,” – përfundoi Hoxha, - “trami e sjell Tiranën më afër kryeqyteteve jo të rajonit, por edhe të Evropës.”ar.sh/Oranews.tv