Përmirësohet projekti i rrugës së Shirokës, ndërhyrje në segmentet që rrezikohen nga përmbytjet
Shkodër-Drejtori i Fondit Shqiptar të zhvillimit Benet Beci, i shoqëruar nga prefekti i Shkodrës Paulin Radovani dhe krybashkiaku Luka kanë inspektuar këtë të martë punimët e rrugës së Shirokës ku projekti fillestar do të pësojë disa ndryshime.Kryesisht do të ndërhyhet në ato pika ku vitet e shkuara rruga është përmbytur, si në eleminimin e disa kthesave të rrezikshme. Prefekti Paulin Radovani ka kritikuar firmën për vonesë në përmbylljen e punimeve.Për kryebashkiakun Luka ky investim do të sjellë të tjera përfitime për këtë zonë, gjithçka duke ecur sipas planit rregullues të qytetit.Ndërkohë drejtori i FSHZH, Benet Beci premtoi se korigjimet e projektit do t'i paraqiten drejtuesve vendorë në një takim që do të mbahet në datën 23 qershor.Vlera e investimit të kësaj rruge kap shifrën e rreth 115 milionë lekeve dhe pritet që të përfundojë në muajin tetor.