Kukës, aksident automobilistik, humb jetën 44 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 15:02
Kukës-Një 44 vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa 44-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën e ku papritur një automjet e ka goditur atë duke e lënë në gjëndje të rëndë për jetën.Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se shtetasi B.Lleshi me mjetin tip Audi A-8, pa targa, ka aksidentuar shtetasin Neritan Muja rreth 44 vjeç.I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit në gjëndje të rëndë, por bluzat e bardha nuk kanë mundur që t'a shpëtojnë pasi goditjet e marra kanë qenë fatale duke shkaktuar edhe humbjen e jetës.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.