Edhe Holanda pa vendim për statusin, me 17 qershor qeveria diskuton qëndrimin me parlamentin
Tiranë- Sikundër Anglia, edhe Hollanda ende nuk ka ende një qëndrim të prerë mbi statusin kandidat të Shqipërisë në BE.Deklarata zyrtare vjen nga ambasadori i mbretërisë se Holandës ne Tirane, Martin De Labej, i cili bëri me dije se me 17 qershor qeveria e tij do ta diskutoje qëndrimin e saj final me parlamentin, nese do te votoje pro apo kundër dhënies se statusit te vendit kandidat per Shqipërinë.“Eshte ministria e Jashtme, institucioni qe do te vendose. Ajo do te konsultohet me parlamentin per pozicionin qe do te mbaje qeveria per kete çeshtje. Ministria po harton nje leter te cilen do t’ja paraqesë parlamentit ne ditet ne vijim. Diskutimet pritet te bëhen ne Kuvend ne datën 17 qershor”tha ai.Holanda është shteti me te cilin qeveria shqiptare ka lobuar me shume per te marre nje qëndrim pozitiv per statusin e kandidatit. Pak kohe me pare kryeministri Rama zhvilloi nje vizite ne Holande, ku mori vlerësime per reformat e arritura përgjatë muajve të fundit.