Kosovë, Opozita dërgon Thaçin në shtëpi, Haradinaj në krye të Qeverisë. Ja marrëveshja
Prishtine- Opozita bashkon forcat dhe firmos një marrëveshje që përjashton Hashim Thaçin nga posti i kryeministrit duke krijuar një shumicë të re pas zgjedhjeve të 8 qershorit.Ora News disponon një kopje të marrëveshjes ku shkruhet se "Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit t'i japin një qeveri të kthimit të shpresës.""Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” shkruan Ramush Haradinaj në rrjetin social duke njoftuar marrëveshjen.Sipas marrëveshjes së firmosur nga krerët e tre partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa dhe që mban datën e sotme 10 qershor 2014, Ramush Haradinaj do të mbajë postin e kryeministrit, Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e poashtu edhe Presidenti në harmoni me Kushtetutën. Ndërsa ”Nisma” e Fatmir Limajt do të ketë postin e zv/kryeministrit.Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE."PDK përmes Nënkryetarit të saj e quan marrëveshjen jokushtetuese. "Marrëveshja mes përfaqësuese të partive opozitare është shkelje eKushtetetutës së Kosovës" ka thënë Kuçi informon media kosovare.Albin Kurti i Vetëvendosjes pritet të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme në orën 16:00. Mediat kosovare thonë se Thaçi ka mbledhur kryesinë e PDK-së.ORA NEWS disponon marrëveshjen