Kriza në Ukrainë, Poroshenko urdhëron krijimin e koridoreve humanitare

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka urdhëroi krijimin e korridoreve humanitare për civilët, në mënyrë që të largohen nga zonat e konfliktit në lindje të vendit.Në një deklaratë për mediat, presidenca tha se janë urdhëruar ministrat e kabinetit qeveritar që të krijojnë "të gjitha kushtet e nevojshme për te gjithe civilët që duan të largohen".Sipas autoriteteve të vendit, dhuna mes rebeleve pro-ruse dhe forcave të Ukrainës ka lënë më shumë se 200 të vdekur . Nderkohe edhe Rusia bëri thirrje për krijimin e korridoreve humanitare javën e kaluar, në mënyrë që civilët të kenë mundësi të largohen nga vendet ku po zhvillohet lufta.Poroshenko, gjatë takimit me Presidentin rus Vladimir Putin ditën e premte, në përkujtimet e D-Day në Francë, tha në përurimin e tij në Kiev të nesërmen se ai do të sigurojë kalim të sigurt për "militantët ruse" jashtë Ukrainës.Nderkohe dhuna po vazhdon në dy rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk, ku separatistët kanë shpallur pavarësinë. Sulmet më të rënda dhe me numër më të lartë të viktimave janë shënuar në qytetet sloviansk dhe Kramatorsk.Persona të armatosur pro-rus ende vijojnë të mbajnë te zaptuara disa ndërtesa qeveritare. Trupat e Ukrainës po vazhdojne me operacionin e tyre anti -terrorist.Por kreu i ri i Ukrainës deklaroi dje se dhuna në lindje të vendit do të përfundojë brenda kësaj jave.Nje deklaratë kjo e bërë gjatë bisedimeve nga organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë, në të cilat mori pjesë edhe ambasadori rus në Kiev, Mikhail Zurabov.Ai bëri thirrje edhe për nënshkrimin e një pakti paqeje sidomos për rajonet lindore, Donjetskun dhe Luhanskun.