Brazil, protestat ndërpriten, kërcënojnë të nisin me Botërorin 2014

San Paolo- Punëtorët e metrosë në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, kanë pezulluar grevën dhe protestat për dy ditë, duke lënë kështu edhe hapësirën për negociata të mundshme mbi rritjen e pagës së tyre.Greva pëse ditore krijoi një kaos të madh në trafikun e qytetit më të populluar në botë, vetëm pak ditë para nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit.Sindikata ka paralajmëruar se nëse kerkesat e punëtorëve nuk plotësohen, greva do të rifillojë të enjten, ditë në të cilën luhet edhe ndjeshja e parë e kampionatit mes Brazilit dhe Kroacise.Kjo lëvizje pritet të vështirësojë jo vetëm trafikun në këtë ditë të rendësishme në San Paolo, por do të vështirësojë edhe arritjen e tifozëve në stadiumin ku do të luhet ndeshja e parë.Protestat janë organizuar nga punonjësit e metrosë të San Paulos, të cilët kërkojnë rritje me 12,2% të pagës së tyre. Greva nisi që të enjten, ku më pas degjeneroi edhe me konfrontime mes policisë vendase dhe punetorëve të metrosë.Policia e Brazilit ka përdorur gaz lotsjellës kundër 300 protestuesve të mbledhur dje në Sao Paulo, ndërkohë që në ajër qarkullonin edhe helikopterë për të mbajtur situatën në kontroll.Situata e rëndë bëri qe të reagojë edhe presidentja e vendit Dilma Rousseff, e cila deklaroi se nuk do të lejojë demonstruesit e dhunshëm të cënojnë botërorin e futbollit. Gjykata e Punës ka urdhëruar punëtorët të rikthehen në punë dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre pasi të përfundojë kampionati botëror, më 13 korrik.Guvernatori i shtetit të Sao Paolo, Geraldo Alckmin tha se do të shkarkojë nga detyra të gjithë ata punonjës që nuk rikthehen në detyrë.Vitin e kaluar më shumë se një milion njerëz dolën në rrugët e qyteteve të mëdha braziliane për të çarë xhaketëne zemërimit të tyre në atë që ata e shohin si shpenzime të tepruara në Kupën e Botës.Presidenti brazilian Dilma Rousseff ka thënë se ajo nuk do të lejojë demonstrata të dhunshme që të përfshijnë Kupën e Botës. Mijëra policë dhe ushtarë shtesë do të vendosen për të siguruar ndeshjet