PD: Rama ia beson Avokaturën e Shtetit, të dënuarit për korrupsion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 13:47
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë për emërime në administratë të personave me probleme penale. Zëdhënsja e PD, Laura Voprsi nga selia blu u shpreh se zyra e Avokatit të Shtetit për Durrësin i është besuar Skerdilajd Dalipit, një të dënuari me 6 muja burg për shpërdorim detyre.“Rreth një muaj më parë Gjykata e Kavajës dhe vendimin për Skerdilajd Dalipin duke e dënuar me 6 muaj burg, për shpërdormin detyre në bashkëpunim. Ky ështe vëndimi i Gjykatës së Rrethit Kavajë. Para proçesit por edhe gjatë proçesit, i akuzuari për korrupsion është caktuar për të mbrojtur interesat e shtetit në Durrës”, tha Vorpsi.Fjala e plotë e zëdhënëses së PDMe Edi Ramën, mund të jesh në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, po mund të jesh edhe i dënuar për korrupsion, dhe sërish të ecën mbarë dhe kap një zyrë të rëndësishme të shtetit.Rreth një muaj më parë, Gjykata e Kavajës dha vendimin për Skerdilajd Dalipin, duke e dënuar me 6muaj burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim.Edhe gjatë procesit, por edhe pas dhënies së vendimit, i akuzuari për korrupsion është caktuar për të mbrojtur interesat e shtetit, në zyrën e Avokatit të Shtetit për Durrësin.Ky është modeli i Edi Ramës për administratën publike.Ai ia besoi avokaturën e shtetit për Durrësin, një personi që ishte nën gjykim për korrupsion, dhe vazhdon tia besojë këtë zyrë të rëndësishme të shtetit, edhe sot pas vendimit të gjykatës, që e ka dënuar me 6 muaj burgim.Kjo është etika e Edi Ramës.Kjo është marrëdhënia e tij me korrupsionin.Kjo është rilindja e shtetit.
Faksimile e vendimit të Gjykatës