Statusi, Rama: BE s'ka më justifikim të refuzojë statusin, lobon në Francë
Tirane- Afrimi i 23 qershorit po shoqërohet me intensfikimin e deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se BE duhet t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.Qeveria e tij, thotë Rama, provoi se prioritet ka realzimin e reformave, andaj Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Unionit nuk ka më justifkime për të refuzuar përgjigjen positive.Por bashkë me deklaratat, qeveria po intensifikon edhe lobon në vendet skeptike.Shefi i qeverisë Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati po qëndrojnë në Francë, për një vizitë zyrtare e cila parashikon takim me presidentin François Hollande, takim në të cilin do të kërkohet mbështetja franceze për çështjen e statusit të vendit kandidat.Mbështetje për në 23 qershor po kërkon nga Mbretëria e Bashkuar edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cila po qëndron atje për një vizitë zyrtare . Gjosha do të ketë takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, z. David Lidington dhe me Ministrin e Shtetit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, z. Simon Hughesoranews.tv