Kosovë, VV: U ra dakord me LDK, Jo koalicion me Thaçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2014, 10:30
Mediat kosovare flasin për një marrëveshje mes LDK-së dhe VV për të mos hyrë në koalicion me partinë e Hashim Thaçi.Mësohet se lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, janë takuar sot për të diskutuar. Ndërsa temë diskutimi ka qenë mos hyrja në koalicion me PDK-në.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Erzen Vraniqi nga VV-ja, i cili pohoi se takimi mes dy liderëve është mbajtur dhe se temë e këtij takimi ka qenë mos hyrja në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Sipas tij, është arritur pajtim me LDK-në që të mos hyjë në koalicion me partinë e Hashim Thaçit.
“Temë ka qenë mos hyrja në koalicion me PDK-në. Është arrit pajtim që LDK-ja të mos hyjë në koalicion me PDK-në“, ka thënë Vraniqi.
Ndryshe, po flitet për një takim të mundshëm të Liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në AAK nuk e përjashtojnë mundësinë e takimeve, si me LDK-në ashtu edhe me partitë tjera, megjithatë thonë se ende nuk ka diçka zyrtare.