Pretenca: 35 vjet burg Festim Korrës, vrau gjaksin 15 ditë pasi doli nga burgu

Tiranë- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 35 vjet burg për Festim Korrën i cili akuzohet se vrau Hyqmet Pishën (ne foto, momenti i vrasjes) në qershor të 201345-vjeçari, babai i dy fëmijëve kishte vetëm 15 ditë që ishte liruar nga burgu, pasi kishte kryer dënimin me 11 vjet burg për akuzën e vrasjes me pramendim të Qamil Korrës, vëllait të autorit.Më 29 qershor Pisha kishte dalë  nga burgu pasi kishte kryer dënimin dhe vetëm 15 ditë më pas u ekzekutua në një lokal në qytetin e Elbasanit.Në seancën e ardhshme priten pretendimet e palës mbrojtëse dhe më pas Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin.Historia e gjakmarrjes nis Në 1994 Qamil Korra vëllai i Festim Korrës vret me thikë  Artur Pishën nipin, djalin e vëllait të viktimës Hyqmet Pisha.Në 1999 Hyqmet Pisha vret Qamil Korrën, vëllain e Festim KorrësNë qershor 2013, Festim Korra vret Hyqmet Pishën.Festim Korra akuzohet për vrasje me paramendim.