Njësi e veçantë hetimi për krimin kibernetik, hetohet dhe pornografia online

Tirane- Të gjithë ata që do ta përdorin internetin për qëllime kriminale duhet të mendohen mirë.Prokuroria e Përgjithshme vendos ta marrë seriozish luftën kundër kriminelëve teknologjik.Për këtë arsye Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka urdhëruar ngritje e sektorit të krimit kibernetik, në prokuroritë kryesore në vend si dhe në Prokurorinë për Krimeve të Rënda.Urdhri i firmosur nga numri një i akuzës ka si qëllim hetimin e krimit kompjuterik, i cili kohët e fundit ka njohur rritje.Një strukturë e tillë ishte mëse e domosdoshme duke qënë se do të hetohet dhe ndërhyja në dhënat personal, përfshihen këtu edhe rrjete sociale.Në strukturën e re rëndësi e veçantë do i kushtotet sigurisë së të dhënave dhe llogarive bankare.Sipas urdhërit të firmosur nga Llalla sektori i krimit kibernetik do të kalojë në sitë të gjitha veprat penale që kanë të bëjnë me shpërndarjen e të gjitha materilave që nxisin gjenocid dhe dhunë kundër njerëzimit.Mashtrimi dhe falsifikimi kompjuterik, përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike si dhe një sërë veprash të tjera pritet të kënë vemendje të shtuar të organist të akuzës.Në objektin e veprimtarisë së sektorit do te jenë dhe veprat penale vepra të turpshme, pornografia.Parashikohet që edhe mbrojtja e të drejtës së autorit tashmë të evidentohet dhe hetohet nga krimi kibernetik, duke i dhënë kësaj vepre penale rëndësinë e kërkuar në vite kryesiosht nga artistët.Ky lloj hetimi do të realizohet, fillimisht, në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Shkodër, aty ku është i përqëndruar më shumë krimi kibernetik. Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me misioni PAMECA kanë organizuar një seminar trajnimi me ekpertë italian dhe shqiptarë.Aty janë shkëmbyer eksperienca sesi luftohet krimi kibernetik, i cili është një nga rreziqet kryesore të kohëve moderne, ku thyerja e sistemeve të sigurisë, përbën rrezik për qeveritë dhe qytetarët e vendeve, kudo në botë.Veprat penale të cilat do të jenë objekt i këtij sektori janë: a)        Neni 74/a i Kodit Penal “Shpërndarja kompjuterike e materialeve progjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit”b)         Neni 84/a i Kodit Penal “Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobienëpërmjet sistemit kompjuterik”c)         Neni 119/a i Kodit Penal “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”d)         Neni 119/b i Kodit Penal “Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”e)         Neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi kompjuterik”f)         Neni 186/a i Kodit Penal “Falsifikimi kompjuterik”g)         Neni 192/b i Kodit Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”h)         Neni 293/a i Kodit Penal “Përgjimi i paligjshëm i tё dhёnave kompjuterike”i)          Neni 293/b i Kodit Penal “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”j)          Neni 293/c i Kodit Penal “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”k)         Neni 293/ç i Kodit Penal “Keqpërdorimi i pajisjeve”Po ashtu, në objektin e veprimtarisë së sektorit do te jenë dhe veprat penale të mëposhtme kur ato kryhen nëpërmjet sistemeve kompjuterike:a)         Neni 108, paragrafi i katërt i Kodit Penal “Vepra të turpshme”b)         Neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”c)         Neni 147 i Kodit Penal “Mashtrimi me veprat e artit e të kulturës”d)         Neni 148 i Kodit Penal “Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet”e)         Neni 149 i Kodit Penal “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”f)         Neni 149/a i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”g)         Neni 149/b i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut tëgjysmëpërçuesit