Sot mbushen15 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-së kundër Serbisë

Mbushen sot 15 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë që çuan në kapitullimin e saj dhe largimin nga Kosova.Fushata ajrore e NATO-së ndaj caqeve serbe që kishte nisur më 24 mars dhe zgjati 78, për të përfunduar më 10 qershor 1999, ditë kjo e cila llogaritet si fillimi i lirisë në Kosovë. Bombardimet përfunduan më 10 qershor me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe. Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende.Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate e suksese të shumta, politike diplomatike e ushtarake. E kur kanë kaluar 15 vjet nga këto sulme, sot Kosova është gjithnjë e më pranë NATO-s.Faqja sociale "Mos harro vitin 1999" ka publikuar një seri fotosh të shqiptarëve të Kosovës, kur lufta ishte në kulmin e saj. Fotografitë paraqesin banorët shqiptarë të të gjitha moshave, nga vende të ndryshme, në situata të ndryshme, emërues i përbashkët i të cilave është vuajtja, frika, terrori dhe së fundi shpresa, çlirimi, shpëtimi.